MPJ thotë se nuk ka dokument me detyrime të reja! VMRO: Disfatë diplomatike, detyrimet do të jenë për institucionet

TË FUNDIT

Një ditë pas deklaratave të Ministrit teknik të Punëve të Jashtme të Bullgarisë, se Qeveria e re atje po përgatit  dokument të shkruar në të cilin do të përcaktohen detyrat që ka Bullgaria ndaj Maqedonisë, sot Ministria e Jashtme e vendit ka dalë me një reagim, për siç thonë, në lidhje me “spekulimet e paraqitura në opinion për gjoja dokumente të reja të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë”. Nga MPJ kumtojnë se nga afër po e ndjekin procesin e formimit të Qeverisë teknike të Bullgarisë dhe zhvillimin e politikave të brendshme dhe të jashtme dhe se është inkurajues fokusi i rëndësishëm që u kushtohet marrëdhënieve tona dypalëshe si një element i rëndësishëm edhe i qeverisë së re.

“Të gjitha informacionet e shfaqura për rregullimin e brendshëm, mënyrën e organizimit, planet e veprimit dhe prioritetet e Qeverisë së re janë punë të brendshme të Republikës së Bullgarisë dhe nuk paraqesin rezultat të bisedimeve të ndërsjella. Prandaj, duam të hedhim poshtë të gjitha pretendimet se po përgatiten detyrime të reja për dy vendet, përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët e të cilat nënkuptojnë: fillimisht, reciprocitet në kuadër të detyrimeve të marra; si dhe autonomi të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore”, thonë nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Opozitarja VMRO-DPMNE me kritika ndaj Qeverisë, pas asaj që kanë dëgjuar mbrëmë nga ministri bullgar. Deputeti Mile Lefkov e quan disfatë të diplomacisë së vendit dhe vazhdim të shitjes së interesave kombëtare maqedonase.

 “Kjo do me thënë që me të shkruar do të rregullohen të gjitha, siç do të thonë “detyrimet” për Maqedoninë dhe ato detyrime do të jenë për institucionet e Maqedonisë.  Ja deri ku na solli mentaliteti i hyzmeqarit i Kovaçevskit dhe LSDM-së. Kjo është shkelje e sovranitetit të Maqedonisë. Mospasje e strategjisë nga ana e Qeverisë së LSDM-së dhe Kovaçevskit lë hapësirë që Bullgaria të diktojë, siç thonë “qasje sistematike”, me citoj “detyra dhe përgjegjësi të shkruara  qartë që të mund të priten edhe rezultate”, theksoi Mile Lefkov, deputet i VMRO-së.

Miratimin e një dokumenti të shkruar dje e paralajmëron shefi i ri i diplomacisë bullgare, Nikollaj Milkov.

“Në marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut jemi në një fazë ku para së gjithash duhet të sigurohet koordinimi i institucioneve të ndryshme, për këtë duhet të kalojmë ndoshta një dokument të shkruar që do të përcaktojë detyrat e institucioneve të ndryshme, organizatave në lidhje me atë që duhet bërë në të ardhmen në marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut, për të arritur një qasje sistematike, për të shkruar qartë detyrat dhe përgjegjësitë, në mënyrë që të priten rezultate”, deklaroi Nikolai Milkov, MPJ e Bullgarisë.

Ministri bullgar tha se shpreson për se do të ketë një procedurë konsolidimi edhe në RMV që gjërat të ecin mirë në raportet dypalëshe. U shpreh se në Maqedoni, një parti është e hapur për dialog dhe tjetra është kundër, andaj tha se më  do të jetë shumë më e lehtë nëse Bullgaria partner e ka shtetin, e jo partitë.