Duke e pasur parasysh seriozitetin e gjendjes së përkeqësuar në Republikën Islamike të Afganistanit, Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) në bashkëpunim me partnerin strategjik, SHBA-në, si dhe aleatët e tjerë të NATO –s u bën thirrje të gjitha palëve në Afganistan ta respektojnë dhe ta mundësojnë largimin e sigurt nga vendi për shtetasit e huaj, të cilët për momentin ndodhen atje, si dhe për banorët e Afganistanit të cilët dëshirojnë të largohen nga vendi.
“Ato subjekte dhe organizata të cilat janë në pushtet duhet ta mbajnë përgjegjësinë për mbrojtjen e jetës së njerëzve, si dhe për rivendosjen e menjëhershme të sigurisë dhe stabilitetit në vend.
Ministria e Punëve të Jashtme vazhdon me kujdes ta ndjekë situatën në Afganistan dhe të ndërmerr hapa drejt mbrojtjes së shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët gjenden në territorin e vendit”, kanë thënë në MPJ.
