MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

Must Read

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e...

Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra lart gjendjet selia e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Por, prej dje rreth ndërtesës së tyre vazhdimisht ka ekipe të cilat e “sigurojnë” terrenin. Kjo, sepse fqinja e tyre është ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska, e cila u dënua me 4 vjet burg.

“Jemi duke ndërmarrë masa dhe aktivitete standarde operacionale policore dhe ende nuk kemi marrë ndonjë urdhër nga gjykata për ta arrestuar Gordana Jankuloskën. Kur të marrim një urdhër të tillë nga gjykata, ne do të veprojmë sipas tij. Për të gjitha informacionet e tjera, kompetente është gjykata”, thonë nga MPB.

Çdo automjet kontrollohet në të dy daljet e ndërtesës ku jeton Jankulloska. Kontrollohen dokumentet personale dhe bagazhi. Pasi këtë mëngjes disa nga mediat raportuan se Jankulloska është në arrati, ajo në rrjetin social “Facebook” u prononcua me një foto, duke theksuar se nuk ka nevojë për spektakle.

“Nuk ka nevojë për spektakle, rrethim të ndërtesës në të cilën jetoj, shqetësim dhe kontrollim të fqinjëve. Nëse dikush po më kërkon, unë jam në shtëpi dhe nuk më shkon ndërmend të ik. Nuk ka gjë më të çmuar se momenti i kaluar me familjen”, shkruan Gordana Jankulloska në Facebook.

Në “Fejsbuk” me reagim doli edhe ish-ministri teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev. Ai thotë se me Jankulloskën ka pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm dhe se ajo është një person përgjegjës, i cili e ka udhëhequr MPB-në sipas ligjeve.

“Rasti konkret gjyqësor dhe vendimi i sotëm është një formë tjetër e presionit politik që synon të frikësojë punonjësit dhe ish-zyrtarët në Ministrinë e Brendshme. Unë i jap mbështetje të fortë dhe të sinqertë Gordana Jankulloskës që të durojë në këto momente dhe jam i bindur se do të vijë koha kur e vërteta për punën e saj do të dalë në pah”, u shpreh Naqe Çulev – ish-ministër i Punëve të Brendshme.

Gordana Jankulloska së bashku me Mile Janakievskin ishin një nga njerëzit më të afërt pas ardhjes së Nikolla Gruevskit në krye të VMRO-DPMNE-së. Nga të gjitha rastet e PPS-së, ku shumica e të akuzuarve ishin nga radhët e partisë së atëhershme në pushtet, Jankulloska është e para që duhet të hyjë në burg, kurse Janakievski çdo ditë është në sallë gjyqësore.

Gjykatësit e Gjykatës Supreme që morën vendimin, tani duhet të shkruajnë një shpjegim, kurse pastaj çështjen e merr Penalja, ku e dënuara ka të drejtë të kërkojë shtyrje, nëse plotëson ndonjë nga 8 pikat e parashikuara në ligj. Pastaj, ligji ia jep të drejtën e ankimimit para Gjykatës Penale, me çka e gjithë procedura mund të zgjasë disa javë.

Jankulloska akuzohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare, respektivisht nën ndikimin e Gruevskit ajo e ka nxitur Popovskin të bënte një tender të paligjshëm që do të favorizonte blerjen e një mercedesi luksoz. Gruevski u akuzua për një vepër më të vogël penale – marrje e shpërblimit për ndikim të paligjshëm.

22 viktima dhe 561 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1901 testime të realizuara, 561 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin...

S’ka nevojë për marrëveshje të re me Bullgarinë! Zaev: Jemi të gatshëm për të gjitha çështjet të prononcohemi publikisht

https://youtu.be/UDvklUaQPN4 Nuk ka nevojë për marrëveshje të re për marrëdhënie të mira fqinjësore me Bullgarinë – theksoi...

Çka u tha e çka u bë për Kodrën e Diellit?

https://youtu.be/hJ6nnq1o0fM Mbeturina në çdo cep, ujë që vërshon nëpër rrugë, mungesë e  kanalizimit atmosferik dhe atij fekal,...

Sjellja e ligjeve me procedurë të shkurtuar! Xhaferi: Janë në dëm të Kuvendit, por në dobi të shtetit

https://youtu.be/b0-YoBIZbvg Për sjelljen e ligjeve me procedurë të shkurtuar, që ishin pjesë e procesit reformues, zgjdhëm që...

Nga çfarë ndërroi jetë Amdi Bajram? Familja e tij: Vdiq nga sulmi në tru e jo nga korona virusi

https://youtu.be/T4ErpV03hAQ Kolonë makinash sot e përcollën për në banesën e fundit deputetin Amdi Bajramin.

More Articles Like This