Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e përforcuara në komunikacion.Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 376 sanksione, prej të cilëve 23 persona kanë vozitur pa leje vozitje, 105 persona kanë tejkaluar shpejtësinë, 22 automjete kanë qenë të paregjistruara, janë dënuar 35 motoçiklistë dhe janë konfiskuar 5 motorë. Po ashtu janë shqiptuar 57 dënime për parkim jo të rregullt dhe 60 automjete janë marrë nga shërbimi merimangë. Në Shkup gjatë ditës së djeshme janë dhënë edhe 100 dënime për mos mbajtje të maskës. Kontrollet e përforcuara vazhdojnë dhe gjatë ditëve në vijim.
