MPB me padi penale për objektin te “Mavrovasja”, Zaev: Komuna e Çairit dhe NP të lidhin marrëveshje për rrënimin e objektit

TË FUNDIT

Pas pothuajse dy muajsh, autoritetet shtetërore më në fund e gjetën se kush është pronari i objektit që po ndërtohej pa leje në Qendrën Tregtare “Mavrovsja”. Ndaj personit me iniciale M.A (34) MPB sot deri tek Prokuroria Publike ka parashtruar padi penale për shkak të ekzistimit të dyshimit se i denoncuari është kryerës i veprës penale “ndërtim të paligjshëm”.

“Nga ana e SPB Shkup – Njësiti për Krim Ekonomik dhe Kompjuterik në koordinim me PTHP-Shkup janë ndërmarrë masa dhe aktivitete përkatëse në drejtim të përcaktimit të ekzistimit, baza të dyshimit për vepër të kryer penale  që ndiqet sipas detyrës zyrtare sipas nenit 244-a “ndërtim të paligjshëm” të Kodit Penal dhe pas dokumentimit të plotë të rastit sot deri te PTHP – Shkup është ngritur padi penale përkatëse”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Ndërkohë edhe Qeveria ka sjellë vendim për mënyrën se si do të bëhet rrënimi i objektit të paligjshëm që është  ndërtuar tek Mavrovasja , njoftoi kryeminsistri Zoran Zaev në profilin e tij në Facebook. Në kuadër të këtij vendimi Qeveria i rekomandon Komunës së Çairit dhe NP për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale që të rregullojnë detyrimet dhe të drejtat e tyre dhe të lidhin marrëveshje për rrënimin e objektit.

 “Në seancën e parë të Qeverisë është sjellë vendim që t’i rekomandohet Bordit drejtues të Ndërmarrjes Publike për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe rajonale që të sjellë vendim për angazhim të makinerisë së nevojshme, mjete për punë dhe të punësuar për shkatërrimin dhe demolimin  e objektit  i cili gjendjet para  Qendrës Tregtare “Mavrovsja”. Pa kompensim ndaj Komunës së Çairit përkatësisht me mjete vetanake”, theksoi Zoran Zaev.

Edhe pse për rrënimin e objektit, Komuna e Cairit për të tretën herë kishte hapur tender, në dy tenderat e parë nuk është paraqitur asnjë operator ekonomik që do ta bëjë rrënimin e objektit, ndërsa tenderi i tretë përfundon të enjten më 3 shtator. Tenderi është hapur pa kritere dhe kufizime që të tërheqin të paktën një operator ekonomik për ta rrënuar objektin pronari i të cilit ishte i pnjohur për autoritetet për më shumë se një muaj e gjysmë.