MPB konfirmoi, për drogë është arrestuar edhe zyrtari policor në Prilep/VIDEO

TË FUNDIT

Për aksionin anti-drogë për të cilin Prokuroria kumtoi se ka hapur procedurë hetimore dhe janë arrestuar 6 persona, është deklaruar edhe Ministria e Punëve të Brendshme.

Mes të arrestuarve, është një 25-vjeçar nga Shkupi me iniciale G.K., një 29-vjeçar M.Z. nga Kumanova, një 35-vjeçar D.J. nga Strumica, një 36-vjeçar M.S. nga Manastiri, një 45-vjeçar A.U. nga Shkupi dhe 46-vjeçari K.S. nga Prilepi.

Dyshohen se kanë kryer veprën penale – prodhim i paautorizuar dhe lëshim në shitje të drogave narkotike.

Gjatë bastisjeve në shtëpitë e të dyshuarve, janë gjetur edhe armë, municion dhe para si dhe gjësende me vlerë, celularë, sim kartela dhe marihuanë.

MPB-ja ka konfirmuar, se mes të arrestuarve është edhe zyrtari policor në Prilep, K.S. te i cili gjatë bastisjes është gjetur sasi e madhe e parave.

“Sasi më e madhe e parave është gjetur gjatë bastisjes së K.S. në Prilep, nëpunës policor”, thanë nga MPB-ja.

Më shumë detaje në linkun më poshtë: