MPB: Janë sanksionuar 101 vozitës në territorin e Shkupit

TË FUNDIT

Në territorin e Shkupit dje janë sanksionuar 101 vozitës prej të cilëve 22 për vozitje të shpejtë.

Janë shqiptuar edhe 11 sanksione për vozitje pa patentë shoferi dhe nëntë për vozitje nën ndikim të alkoolit.

Ministria e Punëve të brendshme sot informoi se janë sanksionuar edhe pesë vozitës të cilët kanë përdorur celularin, shtatë të cilët nuk kanë vendosur rripin e sigurisë, ndërkaq janë shqiptuar edhe katër masa për automjete të paregjistruara dhe tre për vozitës fillestarë.