MPB-ja gjermane dëshiron sërish të lejohen deportimet në Siri

TË FUNDIT

Ngecja e përgjithshme e të gjitha deportimeve nga Gjermania në Siri nuk duhet të vazhdohet pas fundit të këtij viti, konsideron ministri gjerman i Punëve të Brendshme Horst Zehofer.

Në konferencën e ardhshme me homologët e tij nga 16-të  administratat shtetërore të Gjermanisë, Zehofer do të thotë se “në të ardhmen duhet edhe njëherë të  hulumtohet  çdo rast i veçantë  nëse janë të mundshme deportimet në Siri, të paktën për kriminelët dhe ato që konsiderohen si kërcënim”, informon ministri për agjencinë DPA.

Ndalesa e përgjithshme për deportimet në Siri, ishte miratuar prej vitit 2012 në Gjermani dhe prej atëherë  gjatë gjithë kohës vazhdohet.

Sot, lufta qytetare, në të cilën marrin pjesë edhe forcat e huaja, përfundoi në disa pjesë të Sirisë.

Megjithatë, grupet për mbrojtje të të drejtave të njeriut paralajmërojnë se kundërshtarët e presidentit sirian Bashar al-Asad,  familja e të cilit udhëheq me vendin 50 vjet, përballen me torturë, madje edhe me vdekje, nëse kthehen prapa.

Ithtarët e Al-Asadit gjithashtu përballen me ndjekje në disa rajone  të cilat ende janë nën kontroll të forcave  islamiste ose të tjera kryengritëse.

Disa anëtarë të bllokut konservator të kancelares gjermane Angela Merkel kanë bërë thirrje të vazhdojnë deportimet e disa personave në Siri pas  sulmit vdekjeprurës  me thikë në qytetin lindor Drezden në fillim të tetorit.

I dyshuari, i cili është akuzuar për vrasjen e  një gjermani 55 vjeçar  dhe  plagosje të rëndë të  partnerit të tij 53 vjeçar, ka qenë sirian me  gjykime penale paraprake.