MPB-ja do t’i nxjerrë para Prokurorisë të gjitha dëshmitë për rastin “Dhoma publike”

TË FUNDIT

MPB-ja mbështet absolutisht kërkesat e qytetarëve në lidhje me “Dhomën publike”. Tani më janë arrestuar katër persona, janë bërë bastisje, janë marrë telefona të cilat janë duke u ekzaminuar dhe të cilat do t’i dorëzohen Prokurorisë publike. Në të njëjtën kohë, identifikojmë dhe zbulojmë persona shtesë të cilët ishin pjesë e “Dhomës publike”, qëndron në deklaratën nga MPB-ja.

Nga MPB-ja informon se në mënyrë të paselektuar veprohet ndaj të gjithëve që detektohen dhe identifikohen dhe se do të zhvillohet një procedurë, me qëllim të sigurimit së dëshmive dhe dorëzimin e tyre në Prokurorinë publike.

“Tashmë kemi informuar për një grup të ngjashëm, në të cilin ka anëtarë të cilët nuk janë nga vendi ynë dhe në të cilin përfshihen anëtarë nga vendi, kështu që këtu veprohet dhe ndiqet dhe për të gjitha aktivitetet e tjera që i kemi për grupet tjera në rrjetet sociale, ndjekim me sy hapur dhe ngritim procedura përkatëse”, theksohet në kumtesë.