MPB-ja austriake konfirmoi se sulmuesi në Vjenë është nga Maqedonia e Veriut

TË FUNDIT

Ministri austriak i Punëve të Brendshme Karl Nehamer sot konfirmoi se sulmuesi i cili mbrëmë e ka kryer sulmin terrorist në qendër të Vjenës është nga Republika e Maqedonisë së Veriut.

Nehamer  tha se sulmuesi,  i cili ishte vrarë nga policia, ka pasur 20 vjet, dhe ka qenë nga Maqedonia e Veriut dhe i dënuar për terrorizëm.

Ai për agjencinë APA deklaroi se terroristi ka pasur  shtetësi austriake dhe maqedonase.

Kryeredaktori i revistës “Falter”, Florijan Klenk paraprakisht publikoi se  sulmuesi është shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i lindur dhe rritur në Vjenë.

“Ai ka qenë i pajisur me  rrip të remë për bomba, pistoletë automatike, armë me të cilën e ka kryer sulmin makabër mbi njerëzit e pafajshëm”, theksoi Nehamer.

Ai tha se  janë kryer  bastisje në rrethinën e sulmuesit, më saktë është kryer  bastisje në 15 banesa dhe se janë arrestuar disa persona.