MPB do ta kontrollojë festën e ditëlindjes së liderit të BDI, Ali Ahmeti. A janë shkelur masat epidemiologjike gjatë kohës së festës në Ministrinë e porsahapur për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive?
“MPB në përputhje me kompetencat, vepron pas denoncimit të djeshëm për të cilin është informuar edhe Prokurori publik dhe pas marrjes së udhëzimeve nga ai, ndërmerr masa dhe aktivitete për pastrim të plotë të rastit, pas çka do të vijojnë edhe parashtresat e duhura”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Denoncimin e ka parashtruar Marjan Nenov.
“Isha i inspiruar nga thirrja e MPB ku ata vetë kërkonin që qytetarët të denoncojnë rastet e tilla. Më pas u inspirova edhe nga sanksioni i cili mu dha mua, vlerësoj në mënyrë të padrejtë, edhe pse është simbolikë megjithatë mendoj se nuk duhej të dënohem. Vlerësoj se askush nuk është mbi ligjin dhe nëse Ligji vlen për mua dhe për qytetarët e tjerë, atëherë duhet të vlejë për të gjithë”, u shpreh Marjan Nenov – denoncues.
Festa kaloi, ndërsa nikoqiri Grubi tani për 360 gradë thotë se reagimet në opinion janë të arsyeshme, andaj kërkon që tu shqiptohen dënime.
“Më vjen keq që në këtë instancë nuk ishin në nivelin e duhur të angazhimit. Andaj ndërmarrim përgjegjësi të plotë, jemi të gatshëm të bartim pasojat dhe të respektojmë vendimet. I thërrasim institucionet kompetente të shqiptojnë masa që do t’i respektojmë si çdo qytetarët”, potencoi Artan Grubi – zëvendëskryeministër i parë.
Reagimet në opinion nuk ishin vetëm në lidhje me mos mbajtën e maskave mbrojtëse dhe distancës, por edhe për festimin e ditëlindjes në godinë shtetërore.
Në 24 orët e fundit për mos mbajtën e maskave janë regjistruar 521 shekeje. MPB apelon deri te qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e sjella nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.
Në Kanada politikanë dhanë dorëheqje për shkak të udhëtimit jashtë vendit edhe përkundër thirrjeve të përfaqësuesve qeveritarë që të shmangen udhëtimet nëse nuk janë urgjente gjatë pandemisë, informon Guardian.
