Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit, 337 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 62 të tjerë kanë nënshkruar vendim për vetizolim.
Nga ana e nëpunësve policor janë kryer kontrollet e rregullta ndaj personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, pas çka nuk është regjistruar asnjë shkelje e kësaj mase.
Sa i përket masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse është evidentuar se 585 persona nuk kanë zbatuar këtë masë./TV21
