55 persona nuk kanë respektuar orën policore gjatë 24 orëve të kaluara informon ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa 45 prej tyre janë arrestuar, për pjesën tjetër janë marrë të dhënat dhe do të pasojnë masa adekuate.
Gjithashtu, për 24 orët e kaluara, 63 personave u janë dhënë vendime për izolim, dhe 11 persona kanë nënshkruar deklarata për vetëizolim.
Policët kanë kryer inspektime tek personat në izolim dhe vetëizolim, me çka është evidentuar se tetë persona nuk e kanë respektuar masën e izolimit.
