Mozzik bën një tatuazh të ri, ky është kuptimi i veçantë

TË FUNDIT

Reperi i njohur, Mozzik ka shtuar një tatuazh të ri në trup. Reperi ka zgjedhur një fjalë në gjuhën arabe që në shqip përkthehet “luftëtar”. Ka qene vetë reperi që ka ndarë një fotografi të tatuazhit të ri. Mozzik shpesh ka deklaruar se e cilëson veten si ‘ushtar’ sepse ka luftuar për të qenë këtu ku është sot.

Mozzik, emri i vërtetë i të cilit është Gramos Aliu, ka qenë ndër personazhet më të përfolur. Vetëm pak ditë më parë ai publikoi këngën “Të dua”, kushtuar vajzës së tij Hanës, e cila erdhi në jetë nga lidhja me këngëtaren, Loredana. Projekti është pëlqyer shumë dhe numëron 8 milionë klikime në Youtube.

error: Content is protected !!