Motra Rita Orës publikon foto me Dua Lipën, e quan mbretëreshë shqiptare

TË FUNDIT

U fol e u përfol se dy yjet shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora nuk shkojnë mirë me njëra tjetrën. E krejt kjo sipas thashethemeve ndodhi pasi që në fillim të karrierës së saj Dua Lipa kishte kërkuar ndihmë nga motra e Ritës, menaxherja Elena Sahatçiu – Ora, gjë që nuk e kishte marrë.

Por, gjithë këto spekulime i rrëzoi kjo e fundit. Elena në Instastory publikoi një imazh me Duan dhe jo vetëm kaq, ajo e përshkroi yllin nga Kosova si mbretëreshë shqiptare.

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me neve, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena Sahatçiu – Ora.

Ndonëse Rita dhe Dua në paraqitjet publike folën gjithë mirë për njëra tjetrën, ato nuk ndiqen në rrjetet sociale.

Madje, thashethemet për raportet e tyre u ndezën edhe pas koncertit të fundit të Dua Lipës në Tiranë. Ato si duket thumbonin njëra tjetrën në rrjetet sociale me numrin e pjesëmarrësve në koncertet e tyre të mbajtura në trojet shqiptare. Dua Lipa pohonte se kishte 200 mijë pjesëmarrës në koncertin e saj në Tiranë në vitin 2022, kurse Rita thoshte se kishte 200 mijë në koncertin e saj në Tiranë në 2022 dhe 300 mijë në Prishtinë në 2018./21Media