Motoristët, kundër terrorizmit

TË FUNDIT

Afërsisht 300 motoristë në rajonin Köyceğiz të Muğla-s në Turqi protestuan kundër akteve terroriste të ndodhur në ditët e fundit.
Mbahet për herë të katërt Festivali i Motorëve i cili organizohet çdo vit nga bashkia e Köyceğiz dhe revista Ege Yolcu. Festimet dhe koncertet të cila ishin planifikuar të mbaheshin në kudër të festivalit u anuluan për shkak të ngjarjeve terroriste të ndodhur në të gjithë vendin.

Motoristët të cilët janë nisur nga zona e kampingut në lagjen Toparlar në ditën e fundit të Festivalit, krijuan autokolonën e tyre duke vendosur flamujt mbi motorë dhe kanë vazhduar rrugën e tyre drejt qendrës së rajonit.

Nadir Şahin, koordinatori i festivalit në një deklaratë tha se ngjarjet dhe aktet terroriste në rritje dhe lajmet për dëshmorët kanë vendosur të gjithë vendin në zi.

Şahin, i cili vë në dukje se për shkak të ngjarjeve të përjetuara kanë anuluar programet festive dhe argëtuese të festivalit tha se: “Në po festojmë aktivitetin me ballin hapur dhe kokën lart. Falënderoj shumë të gjithë vëllezërit motoristë të cilët kanë ardhur nga larg”.
Şahin i cili ka pohuar se pjesëmarrja ka qenë e pakët duke u ndikuar edhe nga ngjarjet e terrorizmit ka theksuar se: ” Shpresojmë të shpëtojmë nga ky terrorizëm i mallkuar. Qëllimi ynë këtu është që ti dalim për zot atdheut, republikës, revolucioneve të Ataturkutut dhe të mbrojmë unitetin e vendit. Për këtë arsye kemi ndërmarrë një tur me motorë kundër terrorizmit”.

Autokolona e motoristëve pasi kanë kaluar në qendrën e rajonit janë rikthyer në zonën e kampit.