Motoçiklisti 50-vjeçar humb jetën në aksident në Shkup, e përfshirë edhe një veturë me targa holandeze

TË FUNDIT

Një aksident tragjik ka ndodhur dje në Shkup, mes një veture me targa të Holandës dhe një motoçiklite, përcjell TV21. Si pasojë, jetën e ka humbur ngasësi i motoçikletës – 50-vjeçari me iniciale T.S. nga Shkupi.

“Më 20.07.2024 në ora 13.40 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin mes rrugës “518”, rrugës “516” dhe bulevardit “Goce Dellçev” në Shkup ka ndodhur një aksident ndërmjet veturës “Kia” me targa të Holandës, me shofer B.S.(43) nga Holanda dhe motoçikletës me targa të Shkupit, me shofer T.S.(50) nga Shkupi”, thuhet në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se motoçiklisti ka marrë lëndime të rënda dhe është dërguar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë më vonë.