Moti: Vranët dhe me shi

TË FUNDIT

Mbi vendin tonë do të mbajë mot i vranët, vende-vende me shira lokale.

Temperatura minimale e ditës do të sillet nga 13 deri 16 gradë, kurse ajo më e larta e ditës 19 deri në 24 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve të meteorologëve, mot i ngjashëm do të mbajë edhe të dielën, ndërkaq që nga e hëna pritet përmirësim i motit – me diell dhe ngrohtë. Të martën dhe të mërkurën sërish kthehet freskia dhe shirat lokale./21 Media