Moti sot me temperatura deri -18, Ministria e Shëndetësisë me rekomandime si të visheni

TË FUNDIT

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe stabil, por shumë i ftohtë. Sipas paralajmërimeve të sinoptikëve, RMV sot do të kaplohet nga i ftohti polar.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -18 deri -7 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej -3 deri 5 gradë celcius.

Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë stabil, por me temperatura të ulëta.

Për shkak të temeperaturave të ulëta, Ministria e Shëndetësisë ka dërguar rekomandime se si të vishen qytetarët.

“Popullatës i rekomandohet të t’i kushtohet kujdes mbrojtjes së shëndetit, veçanërisht duke mbajtur rroba të ngrohta, këpucë adekuate për borë dhe akull, përdorim i shpejtë i lëngjeve të ngrohta, ikje nga alkooli, sepse e rrit rrezikun e hipotermisë si dhe përdorim i rregullt i terapisë tek të sëmurët kronike dhe në rast të vështirësive në frymëmarrje, rekomandohet qytetarët menjëherë të paraqiten te mjeku amë”, kanë apeluar nga MSH-ja.

Rekomandohet që mos të bëhet aktivitet fizik në të hapur dhe gjatë lëvizjes, të keni kujdes në hapësira të rrëshqitshme./TV21