Moti sot do të jetë dukshëm i vranët, me vranësira të theksuara në pjesët perëndimore ku do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu, përcjell TV21. Gjatë mëngjesit do të ketë kushte për mjegull nëpër lugina. Do të fryjë erë e lehtë nga juglindja.
Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 11 deri në 17 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me erë të dobët jugore dhe mjegull, sidomos gjatë mëngjesit. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.
Ditëve në vijim do të ketë kushte për mjegull me temperatura minimale. Në fillim të javës do të mbizotërojë mot i vranët, e më pas do të ketë periudha të tjera me diell. Do të fryjë erë kryesisht e dobët jugore.
