Moti paradite në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare

TË FUNDIT

Moti paradite në vend do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite në shumë vende kryesisht në pjesët lindore  do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa lokalisht priten edhe procese më intensive në formë të motit të ligë.

Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 14 deri 21 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 29 deri 34 gradë Celsius.

UV indeksi do të arrijë 9.

Në Shkup paradite mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare, Pasdite do të ketë kushte për reshje të shkurtra të shiut dhe paraqitje të bubullimave, dhe do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar. Temperatura e mëngjesit do të ulet në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 30 gradë Celsius.

Nga e hëna deri të premten moti do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me temperatura të cilat gjithkund do të jenë mbi 30 gradë Celsius.