Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha diellore dhe i ngrohtë. Pasdite do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të jostabilitetit afatshkurtër. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej 7 deri 15 gradë, ndërsa ajo e ditës nga 26 deri 30 gradë Celsius.
Në Shkup, mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell dhe mbi mesataren ngrohtë. Pasdite, do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar afatshkurtër. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga juglindja. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 14, dhe temperatura ditore do të arrijë në 30 gradë Clesius.
Të hënën pasdite dhe të martë do të mbizotëroj mot me vranësira dhe i paqëndrueshëm me shi të rrëmbyeshëm lokal, bubullima dhe erë të fortë, dhe do të ketë kushte për procese më intensive në formë të motit të ligë. Nga e marta, temperatura ditore do të ulet ndjeshëm.
