Sot moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Në fund të ditës dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore pritet shi lokal i herëpashershëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga jugu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 13 gradë, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 16 deri në 22 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 10 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 20 gradë Celsius.
Sipas njoftimit të UHMR, në ditët në vijim pritet një periudhë me moti të paqëndrueshëm dhe reshje lokale shiu. Të premten dhe të hënën reshjet do të jenë më të dendura, me mundësi për stuhi dhe bubullima, ndërsa të hënën në disa rajone shi më i rrëmbyeshëm. Do të fryjë erë e fortë jugore, me shpejtësi që mund të kalojë 70 kilometra në orë.