Moti në vend do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha dielli, nëpër lugina paradite me paraqitje të mjegullës. Në pjesët perëndimore do të jetë vranët, pasdite dhe gjatë natës me shi të përkohshëm. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej minus 2 deri në 3, ndërsa ajo e ditës prej 7 deri 15 gradë.
Në Shkup, paradite vranët me paraqitje të mjegullës, gjatë ditës me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare jugore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në zero, ndërsa ajo e ditës do të shkojë deri në 9 gradë.
