Mot me vranësira, në disa vende reshje të rrëmbyeshme shiu me erë të përforcuar

TË FUNDIT

Moti do të jetë i vranët me reshje të shiut. Reshjet do të jenë më të mëdha (mbi 35 l/m2), në disa vende të rrëmbyeshme, të shoqëruara me erë të përforcuar nga drejtimi juglindor. Në malet më të larta do të ketë reshje bore.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 11, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 9 deri në 14 gradë.

Në Shkup, mot i vranët me reshje më të mëdha të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare juglindore. Temperatura minimale do të bie deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 10 gradë.

Mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Reshje më të mëdha do të ketë të mërkurën, kur do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor.