Mot me vranësira dhe i ngrohtë, pasdite shi i rrëmbyeshëm, erë dhe bubullima

TË FUNDIT

Moti në vend do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare perëndimore deri në veri-perëndimore. Paradite do të ketë më shumë periudha me diell, ndërsa pasdite me kushte për paqëndrueshmëri afatshkurte me shi të rrëmbyeshëm, erë të fortë dhe bubullima, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 4 deri në 12, dhe e ditës nga 15 deri në 25 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë  moti do të jetë i ngjashëm me temperaturë të mëngjesit deri  në 8 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 24 gradë.