Mot me temperatura deri nën zero

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell dhe i ftohtë, paradite në pjesët perëndimore me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit më e përforcuar në drejtimin veriperëndimor.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -9 deri në -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga -2 deri në 6 gradë Celsius.

Në Shkup mot kryesisht me diell dhe i ftohtë me erë mesatare deri e përforcuar veriore. Temperatura minimale do të zbresë deri në -4, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 2 gradë.

Nën ndikimin e një mase shumë të ftohtë ajri vijon periudhë e motit të ftohtë me erë mesatare, deri e përforcuar nga drejtimi verior përgjatë Vardarit. Në fundjavë do të jetë me vranësira me reshje dëbore, veçmas në pjesët jugperëndimore. Shtresa e borës do të formohet kudo, ndërsa do të rritet në viset malore. Pritet që në pjesët jugperëndimore dhe në vendet e ulëta të jetë mbi 20 cm. Temperaturat do të qëndrojnë dukshëm nën mesataren për këtë periudhë dhe do të jenë negative gjatë ditës. Temperaturat e mëngjesit do të ulen në -10, ndërsa në fillim të javës tjetër në disa vende nën -15 gradë.