Mot me reshje shiu

TË FUNDIT

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe relativisht i ngrohtë, në disa lugina do të ketë mjegull me vranësira të pakta, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Pasdite dhe gjatë mbrëmjes në pjesët veriore do të ketë reshje lokale i shoqëruar me erë në drejtim verior.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 2 deri 10, kurse maksimalja do të arrijë prej 18 deri në 23 gradë.

Edhe në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm. Mëngjesi do të jetë me mjegull, ndërkaq gjatë pasdites do të ketë reshje të shiut i shoqëruar me erë në drejtim verior. Temperatura minimale do të ulet deri në 9, kurse maksimalja do të arrijë deri në 20 gradë.