Mot me diell, pasdite reshje të shkurtra të shiut

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, pasdite, kryesisht në pjesët veriore, me kushte për reshje të shkurta shiu dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, në pjesët perëndimore nga perëndimi, ndërsa përgjatë Vardarit, fillimisht nga jugu, e pasdite nga veriu. Temperatura minimale do të jetë në interval nga 10 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 30 deri në 36 gradë. UV = 8.

Në Shkup moti do të jetë me diell, me re të vogla deri mesatare. Pasdite do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme veriore. Temperatura minimale do të ulet në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë 34 gradë.

Nga e dita e mërkurë do të ketë rritje të herëpashershme të reve dhe ulje të ndjeshme të temperaturës, e ndjekur nga era veriore. Shi i rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima priten të premten dhe të shtunën.