Moti sot paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të moderuara, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Pasdite moti do të jetë pjesërisht i vranët me intervale me diell. Në disa vende do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu.
Temperatura minimale do të lëvizë nga -3 deri në 4 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 13 deri në 18 gradë Celsius.
Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell dhe me vranësira të moderuara, ndërsa pasdite vranësirat do të shtohen. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë në 1 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 17 gradë Celsius.
Të martën dhe të mërkurën, paradite do të mbizotërojë mot pjesërisht i vranët me reshje të herëpashershme lokale shiu. Në disa vende reshjet do të jenë më të dendura. Të mërkurën dhe të enjten do të fryjë erë mesatare, në disa vende herë pas here e përforcuar nga drejtimi lindor dhe verilindor. Temperatura ditore do të ketë tendencë rënieje.
