Mot me diell dhe shumë i nxehtë, temperatura deri 39 gradë

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior. UV indeksi do të jetë 9, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri 22, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 32 deri 39 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë, me erë të dobët veriore. Temperatura minimale do të jetë deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 38 gradë.