Moti në vend do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare më të mëdha në pjesët perëndimore ku ka mundësi për paraqitje të shiut afatshkurtër lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare e cila do të jetë më e shfaqur përgjatë Vardarit.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 3 deri në 12, ndërsa ajo e ditës prej 21 deri në 27 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 9, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 25 gradë.
Deri të dielën do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm. Të dielën do të ketë kushte për paqëndrueshmëri afatshkurte, ndërsa pastaj deri të mërkurën moti do të jetë i paqëndrueshëm me shi të përkohshëm të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperaturat e mëngjesit deri të martën do të rriten gradualisht. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar kryesisht nga drejtimi jugor që do të shkaktojë rritje shtesë edhe të temperaturave ditore.
