Mot me diell dhe i nxehtë, temperatura deri 38 gradë Celsius

TË FUNDIT

Moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e matur nga drejtimi verior. Rreth mesditës dhe pasdite nga pjesët juglindore të vendit do të ketë rritje të vranësirave dhe kushte për paraqitje të izoluar të të reshurave dhe bubullimave të rralla.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 22, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 31 deri 39 gradë Celsius. UV=8.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i nxehtë me erë të matur nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të ulet deri 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 37 gradë Celsius.