Mot i vranët me shi të përkohshëm dhe erë të përforcuar

TË FUNDIT

Moti paradite do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Pasdite reshjet e shiut do të ndalen, ndërsa vranësirat do të ulen. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi jugperëndimor, veçanërisht më e shprehur do të jetë përgjatë Vardarit dhe në Pellagoni, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura e mëngjesit do të jetë në interval prej 8 deri 17 gradë, ndërsa e ditës prej 13 deri 21 gradë.

Në Shkup paradite do të jetë me vranësira me reshje të përkohshme të shiut, pasdite vranësirat do të ulen. Temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 14 gradë, ndërsa e ditës do të arrijë deri 18 gradë Celsius.

error: Content is protected !!