Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Kodër të Diellit, minus dy gradë, ndërsa më e larta në Strumicë, 12 gradë.
Sipas të dhënave të DPHM-së, këtë mëngjes janë matur: minus dy gradë në Kodër të Diellit, tre në Mavrovë, gjashtë në Ohër, Manastir dhe Krushevë, shtatë në Shkup-Petrovec, Tetovë dhe Pretor, tetë në Shtip dhe Demir Kapi, nëntë në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Kumanovë, Prilep, Vinicë, Kavadar dhe Berovë, dhjetë në Veles dhe Gjevgjeli dhe 12 gradë në Strumicë.
Sasia e reshjeve gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 08:00 (l/m²) është: tetë në Berovë dhe një në Strumicë, Pozhar-Radovish dhe Kodër të Diellit.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i freskët, me reshje shiu, në disa vende më të dendura (15 deri në 20 l/m²).
Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut në zonat malore do të kalojnë në reshje bore. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior, e cila në disa vende përgjatë luginës së Vardarit do të kalojë shpejtësinë prej 60 km/h. Temperatura maksimale do të jetë nga 10 deri në 18 gradë.
Në Shkup, mot me vranësira dhe reshje të përkohshme shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e përforcuar nga veriu. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 13 gradë.
Sipas njoftimeve të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga nesër deri në fund të kësaj jave do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm, me reshje të herëpashershme shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura do të jetë në rënie, ndërsa ajo e mëngjesit në disa vende do të zbresë edhe nën zero.
