Mot i nxehtë me kushte për paraqitje të izoluar të motit të paqëndrueshëm me reshje shiu

TË FUNDIT

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu. Pasdite priten kushte për paraqitje të izoluar të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima.

Temperatura minimale do të lëvizë nga 10 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 32 deri në 39 gradë.

Në Shkup moti do të jetë gjithashtu me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ndërsa pasdite në disa pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të izoluara shiu me bubullima. Temperatura minimale do të jetë 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 37 gradë.

Edhe në ditët në vijim moti do të mbetet me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Gjatë orëve të pasdites priten kushte për paqëndrueshmëri lokale me reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të përforcuar. Veçanërisht nxehtë do të jetë të premten dhe gjatë fundjavës, kur temperaturat në të gjitha rajonet do të jenë mbi 32 gradë Celsius.