Mot i nxehtë dhe me diell

TË FUNDIT

Sipas Drejtorisë së Punëve Hidrometeorologjike, sot pritet mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët juglindore, do të ketë kushte për shi lokal të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të jenë 10–18°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 28–35°C.

Në Shkup, gjithashtu pritet mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të zbresë deri në 18°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 35°C.

Sipas parashikimeve, në ditët në vijim pritet një periudhë me mot të qëndrueshëm dhe më të nxehtë, përveç të martës, kur do të ketë kushte për shi lokal të rrëmbyeshëm dhe bubullima.