Moti në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ngrohtë dhe me vranësira të pakta. Do të fryjë erë e dobët, kurse në pjesën veriore do të ketë edhe erë të fuqishme në drejtim verior.
Në rajonet malore është e mundshme të paraqiten kushte për reshje të shiut, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 17, kurse maksimalja do të arrijë prej 26 deri në 32 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të pakta dhe me erë veriore.
Temperatura minimale do të ulet deri në 12, kurse maksimalja do të arrijë deri në 31 gradë./TV21
