Sipas njoftimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë ditës moti do të jetë pjesërisht i vranët, me periudha me diell. Në disa vende do të ketë vranësira të shtuara dhe kushte për reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura do të lëvizë nga 6 deri në 23 gradë Celsius.
Në Shkup, gjithashtu, pritet mot pjesërisht i vranët me periudha me diell. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura do të lëvizë nga 11 deri në 22 gradë Celsius.
Sinoptikanët paralajmërojnë një periudhë me mot pjesërisht të vranët dhe me periudha me diell gjatë ditës. Në disa vende, herë pas here, do të ketë kushte për reshje të shkurtra shiu. Deri në fund të periudhës, do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
