Mot i ndryshueshëm, me temperatura nën mesatare

TË FUNDIT

Sipas njoftimit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, sot në gjithë territorin e Maqedonisë pritet mot me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, më e theksuar përgjatë luginës së Vardarit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 5°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë mes 8°C dhe 15°C.

Edhe në kryeqytet, Shkup, moti do të jetë i ndryshueshëm me intervale me diell dhe erë veriore e dobët deri mesatare. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2°C, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 12°C.

Të dielën në mëngjes pritet kohë e kthjellët dhe shumë e ftohtë, me temperatura që lokalisht do të zbresin nën zero. Gjatë ditës do të ketë mot kryesisht me diell dhe më të ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare, të cilat do të shtohen drejt mbrëmjes.

Gjatë natës së së dielës dhe të hënën, parashikohen reshje lokale të përkohshme shiu, ndërsa deri të mërkurën pritet të fryjë erë veriore mesatare deri e fuqishme, me temperatura që do të mbeten nën mesataren sezonale për këtë periudhë të vitit./TV21