MOST me 900 vëzhgues në zgjedhje, monitorim do të ketë edhe për qytetarët në izolim, por me distancë të sigurt

TË FUNDIT

MOST-i do t’i vëzhgojë zgjedhjet me rreth 900 vëzhgues në 696 vendvotime, me çka do të mbulohet rreth 20% e numrit të përgjithshëm të vendvotimeve. Edhe në këto zgjedhje, vëzhguesit do të jenë të veshur me fanella të verdha, thotë drejtori ekzekutiv i Asociacionit MOST, Darko Aleksov. Përveç në vendvotimet, MOST-i do të dërgojë 80 vëzhgues edhe në Komisionet komunale, dhe një në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve.


“MOST-i do të vendosë edhe 55 ekipe të lëvizshme të përbëra nga 2 vëzhgues, të cilat do të shërbejnë si mbështetje logjistike për vëzhguesit statikë dhe në të njëjtën kohë do të mbulojë edhe vendvotime të cilat nuk kanë monitorim statik”, tha Darko Aleksov nga MOST.

Por, në ç’mënyre MOST-i do ta vëzhgojë votimin e qytetarëve në izolim, e të cilët janë paraqitur që ta realizojnë të drejtën e tyre të votës më 13 korrik, numri i të cilëve është rreth 750? A do të realizohet monitorimi bashkë me ekipet që do të hyjnë nëpër shtëpitë e votuesve?


“Këtë duhet ta shohim nëse do të shkohet me parimin që të jepet fletëvotimi, pastaj votuesi të votojë brenda dhe ta kthejë, ose do të shkohet me parimin që të hyhet në shtëpi ku janë paraqitur këta persona. Megjithatë, definitivisht nuk do të hyjmë brenda. Edhe me ne, edhe pa ne, procesi do të rrjedhë ashtu siç duhet. Detyra jonë është të shohim se si ka rrjedhur. Do ta japim maksimumin tonë, edhe një herë po e them që të shohim si do të shkojë procesi”, u shpreh Darko Aleksov nga MOST.

MOST-i edhe për këto zgjedhje do ta monitorojë procesin e votimit, por sivjet me kapacitet të reduktuar. Në ditën e zgjedhjeve, respektivisht më 15 korrik, nga ky asociacion do të dalin me 4 konferenca për shtyp lidhur me zhvillimin e procesit dhe një tjetër në të cilën do t’i publikojnë rezultatet e numërimit të votave.