Mospërfshirja e ASh-së në inspektim tek Çairçanja, Arsovska: S’kemi prerë shirita

TË FUNDIT

Të premten e javës së kaluar Danella Arsovska me ekipin e saj ishte në Q.T. Çairçanja për të inspektuar terrenin për fillimin e garazheve në kate mirëpo me të nuk kishte përfaqësues të partisë Aleanca për Shqiptarë, parti e cila është pjesë e Këshillit Komunal. Në pyetjen e TV21 se pse nuk ishin prezent anëtarët e ASh-së në Këshillin Komunal, Arsovska tha:

“Do të jenë kur të vije radha pra. Për inspektim unë them, nuk premë asnjë shirit, as nuk prezantuam ndonjë projekt. Ne ishim për t’i parë kushtet të cilat për momentin janë në terren dhe të detektojmë të gjithë atë të cilën e kemi vendosur në program se në cilën mënyrë duhet të implementohet”, tha Arsovska duke shtuar se në ditët në vazhdim të gjithë do të jenë të informuar se kur do të fillojë dokumentacioni i projektit.