Edhe përskaj zhvillimeve të fundit Kosovë-Serbi, kryeministri shqiptar Edi Rama për iniciativën “Open Ballkan” tha se akoma më shumë është i bindur se ajo është rruga e duhur. Ai tha se ka mosdakordësi me Kurtin për këtë pikë, por shtoi se që themeli i dakordësisë Kosovë-Shqipëri është i një natyre tjetër kombëtare dhe vëllazërore.
“Tani jam edhe më i bindur sa që isha se Ballkani i Hapur është rruga jonë. Dhe kur them rruga jonë, rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët dhe ka një dallim sipas meje mes nacionalizimit dhe patriotizmit. Nacionalizmi do të thotë të duash ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi do të thotë të duash ta shohësh veten mirë. Natyrisht që kemi një mosdakordsim me Albinin dhe është e rëndësishme ta kuptoni të gjithë, se kjo është një mosdakordim i natyrës politike dhe ne duhet ta shikojmë si të tillë. Për sa ju shikoni dhe për sa ju nuk shikoni, marrëdhëniet tona nuk ndikohen në shëndetin e tyre, nga fakti që kemi një mosdakordësi të tillë. Ndërkohë që themeli i dakordësisë sonë është i një natyre tjetër. Jo politike, por kombëtare, vëllazërore, dhe për tej çdo mosdakordësie të mundshme politike”, deklaroi Rama./TV21
