Mospajtime në përbërjen e 10-të parlamentare

Must Read

Protestë kundër brutalitetit policor, lule për policët në shenjë pajtimi

https://youtu.be/WckKLROUeb8 Në të njëjtin vend ku ka ndodhur incidenti para dy ditëve,...

Dëshira e 11 vjeçarit, të shkojë në shkollë, nëna druan, personat me nevoja të veçanta s’mund t’u përmbahen protokolleve

https://youtu.be/gVh6UENnl1A Personat me nevoja të posaçme do të ulen në bankat shkollore....

Mbi 32 milion të infektuar me Covid-19, 990 mijë të vdekur në të gjithë botën

Teksa vdekjet nga korona virusi në botë po i afrohen shifrës prej 1 milion, eksperti kryesor i...
- Advertisement -

Rizgjedhja e Talat Xhaferit për kryeparlamentar nxiti polemikë mes deputetëve. Nga gjithë ai debat, një pjesë e vogël ishte për rendin e ditës, kurse më shumë për të ardhmen dhe kohëzgjatjen e përbërjes së dhjetë parlamentare.

“Kjo do të jetë Qeveria me mandat më të shkurtër në historinë e vendit tonë, sepse njerëzit dhe qytetarët nuk janë as budallenj, e as naivë. Ata shohin dhe e dinë çka po ndodh. Kjo Qeveri nuk do të rrëzohet këtu, as në këtë sallë, as në katin përdhes, kjo Qeveri do të rrëzohet në rrugë me demonstrata masive, shkaku i pakënaqësisë së popullit, i cili ishte mashtruar në këto zgjedhje”, tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE.

- Advertisement -

Me këto pretendime nuk pajtohen deputetët e koalicionit “Mundemi”. Ata thonë se jo katër, por VMRO-DPMNE-ja do të jetë në opozitë për 8 vjet.

“Nuk e di pse ajo nervozë te kolegët nga VMRO-DPMNE. Ata më me siguri nuk mund ta përballojnë faktin se jo katër, por ndoshta fatkeqësisht për 8 vjet do të qëndrojnë në opozitë. Jo për diçka tjetër, por sepse ata nuk kanë asnjë qëndrim të vetëm për çështjet e mëdha kombëtare për vendin tonë. Jeni duke luftuar kundër Maqedonisë së Veriut, por paratë nga “E Veriut” nuk ju pengojnë….”, u shpreh Kostadin Kostadinov nga LSDM.

- Advertisement -

Analisti Vlladimir Bozhinovski, konsideron se Qeveria e re nuk do të ketë mandat katërvjeçar. Ai shton se transferimi eventual i deputetëve nga një parti në një tjetër, tërësisht do ta prishë procesin demokratik dhe do të humbet kuptimi për organizim të një procesi zgjedhor.

“Ka gjasa të mos zgjasë katër vjet, respektivisht sërish të kemi zgjedhje të parakohshme. Nëse ato mbahen, tani është ende herët për ta parashikuar këtë, varet nga mënyra se si shteti do të ballafaqohet me këto dy kriza të cilat na presin nga muaji i ardhshëm”, deklaroi Vlladimir Bozhinovski.

- Advertisement -

Ai shton se në vetë legjislacionin duhet të rregullohet transferimi i deputetëve nga një parti në një tjetër, sepse qytetarët votojnë për parti, e jo për individë.

“Nuk pres ndonjë transferim, nuk pres të formohen grupe të pavarura, sepse opozita në këtë Parlament është shumë e fortë, edhe VMRO-DPMNE, por edhe koalicioni ASHA-AAA, pres që “E Majta” të jetë shumë e zëshme gjithashtu”, shtoi Vlladimir Bozhinovski.

Pas seancës konstitutive në Kuvend, prej të hënës pritet të caktohet seancë plenare për zgjedhjen e Qeverisë. Përplasjet në BDI siç duket përfunduan, pasi Jeton Shaqiri është propozuar për ministër të Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Për zgjedhjen e Qeverisë nevojitet shumicë të thjeshtë në Kuvend, kurse zgjedhja duhet të përfundojë më së voni deri më 2 shtator, kur edhe skadon afati për mandatarin Zoran Zaev. Për shkak të koronavirusit, në Kuvend vlejnë protokolle të veçanta, të cilat njëkohësisht e vështirësojnë punën e deputetëve.

- Advertisement -

Protestë kundër brutalitetit policor, lule për policët në shenjë pajtimi

https://youtu.be/WckKLROUeb8 Në të njëjtin vend ku ka ndodhur incidenti para dy ditëve, sot u mbajt marsh kundër...

Dëshira e 11 vjeçarit, të shkojë në shkollë, nëna druan, personat me nevoja të veçanta s’mund t’u përmbahen protokolleve

https://youtu.be/gVh6UENnl1A Personat me nevoja të posaçme do të ulen në bankat shkollore. Ky është vendimi i fundit...

Mbi 32 milion të infektuar me Covid-19, 990 mijë të vdekur në të gjithë botën

Teksa vdekjet nga korona virusi në botë po i afrohen shifrës prej 1 milion, eksperti kryesor i Shteteve të Bashkuar për sëmundje...

1 viktimë, 141 raste të reja me Covid-19 dhe 94 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 1559 testime të realizuara për të dyshuar të prekur me Covid-19...

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të lartë – thonë nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”.

Qytetarët e Shkupit pinë ujë me cilësi të pandryshuar dhe të lartë për më shumë se 60 vjet, tregojnë rezultatet e analizave...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -