Moskë, parandalohet një sulm terrorist

TË FUNDIT

Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FBS) sot parandaloi një sulm terrorist në një nga ndërtesat administrative me çka u arrestua një burrë i Azisë Qendrore (21) i cili po e përgatiste sulmin, publikoi shërbimi për shtyp.

Siç theksohet, personi në fjalë planifikonte të kryente sulm me një mjet shpërthyes të improvizuar, bazuar në një urdhër nga një grup terrorist ndërkombëtar, theksohet në kumtesën, transmeton TASS.

Ai krijoi rezervë me eksplozivë të cilat u zbuluan nga oficerët e FSB-së, ndërsa gjithashtu edhe pajisjet e tij të komunikimit përmbanin disa mesazhe të shkëmbyera me terroristë dhe udhëzime për të bërë pajisje shpërthyese dhe video të betimit të tij për besnikëri ndaj grupit terrorist.

Ai kinse planifikonte të shkonte në Lindjen e Mesme për të marrë pjesë në aktivitetet e grupeve terroriste.