Moska: E paralajmëruam Francën për terroristët nga Kaukazi Verior

TË FUNDIT

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Oleg Siromolotovi deklaroi se Rusia disa herë e ka paralajmëruar Francën për rrezikun nga terroristët të cilët kanë emigruar nga Kaukazi Verior në Francë, derisa autoritetet franceze i kanë konsideruar për “luftëtarë për liri”.

Ai tha se shumë nga këta “luftëtarë për liri” ndërkohë janë bërë qytetarë të Francës, ndërsa me këtë edhe të Bashkimit Evropian.

Kur bëhet fjalë për bashkëpunimin midis Rusisë dhe Francës lidhur me çështjen për luftë kundër terrorizmit, Siromolotovi tha se kjo fushë është njëra ndër fushat më të rëndësishme në marrëdhëniet dypalëshe midis Moskës dhe Parisit.

Sipas tij, në pajtim me marrëveshjen midis presidentëve të Rusisë dhe Francës Vladimir Putin dhe Emanuel Makron, sërish filloi me pounë grupi i punës për luftë kundër sfidave dhe kërcënimeve.