Muzeu Amerikan i Historisë Natyrore në Nju-Jork para hyrjes do ta heqë statujën e Teodor Ruzveltit, pas vërejtjeve të bëra ndër vite për shkak të simbolizimit të kolonializmit dhe diskriminimit racor, publikoi kryetari Bil de Blazino.
Statuja e bronztë e cila ndodhet në hyrjen perëndimore në Muzeun në Central Park nga viti 1940 e tregon e Ruzveltin në kalë, ndërsa afër tij qëndrojnë një vendas amerikan dhe një afrikan.
“Muzeu ka kërkuar heqjen e statujës, sepse kjo në mënyrë eksplicite e tregon popullatën me ngjyrë dhe vendase si të nënshtruar dhe inferior racor”, sqaroi De Blazio.
Ai shtoi se Nju-Jorku e mbështet kërkesën e muzeut dhe se është “vendim i drejtë dhe moment i vërtetë që të hiqet statuja problematike”.
