“Monstra”, akuza për vrasje rëndon mbi Alil Demirin, Agim dhe Afrim Ismailoviqin! Haki dhe Fejzi Aziri akuzohen për ndihmë

TË FUNDIT

Prokurorja Fatime Fetai, në seancën për fjalët përfundimate për rastin “Monsta”, tha se dy të arratisurit Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq si dhe Agim Ismailoviq e kanë kryer vrasjen dhe akuzohen për aktin “terrorizëm”.

Haki Aziri akuzohet për dy vepra penale, sepse sipas Fetait, u ka ndihmuar por pa e ditur se ata kanë kryer vrasje. Sa i përket Fejzi Azirit, prokuroria atë e akuzon për veprën se ka ndihmuar Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq që të arratisen.

Për të akuzuarin Sami Luta, prokurorja Fetai tha se aktakuza është tërhjekur ngase nuk ka prova.