Momenti kur Mirlind Daku mëson se do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare në “Gjermani 2024”

TË FUNDIT

Mirlind Daku është një nga 27 futbollistët e grumbulluar nga trajneri Silvinjo për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare në kampionatin europian “Gjermani 2024”.

Në rrjet po qarkullon një video ku duket se Daku e ka mësuar nga televizori se do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare.

Siç shihet në video në momentin që del emri i tij, Daku dhe familjarët shpërthejnë nga gëzimi, ku sigurisht ka dhe momente “alla shqiptarçe”, ku nuk mungojnë as të shtënat me armë.

Mirlind Daku, sulmuesi i Rubin Kazan ishte një nga 27 emrat që Silvinjo ka grumbulluar për në Euro 2024.