Momenti kur heroi i Lazios, portieri Provedel shënon në minutën e 95’ ndaj Atleticos (VIDEO)

TË FUNDIT

Rikthimi i Ligës së Kampionëve mbrëmë u përcoll me emocione të shumta, veçanërisht në ndeshjen mes Lazios dhe Atletico Madridit.

Atletico Madridi ishte në avantazh 1:0 me golin e Pablo Barrios, i cili shënoi për 1:0.

Skuadra e Simeones ishte disa sekonda larg fitores mbrëmë, por portieri i Lazios, Ivan Provedel vendosi të ishte heroi i italianëve.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt fundit, Luis Alberto me një harkim në zonën e Atleticos e gjen Provedel, i cili shënon në minutën e 95’ për ta barazuar rezultatin në 1:1 dhe për t’ia siguruar skuadrës së tij një pikë tejet të vlefshme.

Golin e Provedel e gjeni më poshtë.